23-11-2024

Duda Balje për Velijin: Kam dëgjuar që ka shfrytëzuar kredit-kartelën, por nuk e di çka ndodhë

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat(SDU), njëherit deputete e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se Almir Veliji është larguar nga partia pasi Komisioni Disiplinor që është formuar nga kjo parti ka vendosur që i njëjti të largohet.

Arsyeja e largimit të tij siç thotë Balje, ka të bëjë me mosprespektimin e programit të partisë.

“Ai nuk ka respektuar partinë, nuk ka respektuar planin e programit të partisë. Ne i kemi dhënë një kohë, por ai ka shkuar kundër programimit krejt çka partia SDU është”, është shprehur Balje, për Front Online.

Menjëherë pas largimit, Balje deklaron se kanë kërkuar nga kryeministri që ai të zëvendësohet me dikënd tjetër, pasi që në postin e zv.ministrit është emëruar në emër të partisë.

“Almir Veliji si zv.ministër edhe anëtar i partisë SDU është largu, prej partisë pasi ne kemi formu Komisionin Disiplinor dhe e kemi largu prej partisë. Pastaj unë menjëherë dorëzova CV të re tek kryeministri për zëvendësimin edhe për postin e zv.ministrit sepse kuptohet se është post politik dhe kryeministri ka emëruar një zv.ministër të ri dje edhe unë e publikova këtë menjëherë”, ka treguar Balje për Front Online.

Por, Balje thotë se Almir Veliji ka dhënë dorëheqje nga posti i zv.ministrit, pasi ka dëgjuar që është bërë kërkesë tek kryeministri për zëvendësimin e tij.

“Almirin kur e kemi larguar prej partisë dhe e kemi shkruar këtë, dhe pas gjysmë ore ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se ka dhënë dorëheqje. Ne nuk kemi dorëheqje prej zv.ministrit, pra as në mënyrë të shkruar, vetëm atë që ka shkruar në Facebook. Kur ka dëgjuar që ne kemi qenë të kryeministri për zëvendësim ka shkruar se ka dhënë dorëheqje”, ka shtuar ajo.

Lexo edhe:

Shaqir Totaj “punën pick”: A po lobon Adem Grabovci për vota në Kuvendin e Prizrenit?!

Ndërsa, kur është pyetur se a është në dijeni që Veliji ka keqpërdorur kredit-kartelën e Qeverisë, Balje thotë se për këtë ka dëgjuar nga ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka.

“Për keqpërdorimin e kredit-kartelës unë kam dëgjuar prej anës së ministrit, Fikrim Damka. Ai ma ka dhënë shpjegim se Veliji ka shpenzu pare prej kartelës, dhe ashtu siç unë i mora informatat ka shpenzuar në Turqi bashkë me gruan, por unë nuk kam shumë detaje për këtë, vetëm ashtu siç kam dëgjuar prej ministrit. Pastaj kam dëgjuar se Ministria ka kërkuar nga thesari që me ia blloku kartelën dhe pastaj nuk e di çka ka ndodhë. Pyetni më mirë ministrinë”, është shprehur ndër të tjera kryetarja Balje.

Vitin e kaluar Insajderi kishte raportuar se ish-zëvendës ministri Almir Veliji dyshohej se ishte përfshirë në një aferë ryshfeti.

Mediumi kishte sjell audio-incizimet që dëshmojnë përfshirjen e tij në këtë aferë për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

Megjithatë në fund Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte vendosur që ta mbyll hetimin kundër tij./Front Online

Asnjë koment

Comments are closed.