27-07-2024

Superliga: Sot dy ndeshje interesante në rajonin e Prizrenit

Në futbollin kosovar, sot do të zhvillohen dy ndeshje interesante të vlefshme për javën e 22-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Sot vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, ku Ballkani e pret Gjilanin.
Kampioni në fuqi është edhe lider aktual në tabelë me 44 pikë, ndërsa skuadra gjilanase renditet në vendin e tetë me 21 pikë.
Ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Malishevës dhe Feronikelit ’74.
Malisheva ndodhet në vendin e katërt me 35 pikë, kurse skuadra nga Drenasi ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë në tabelë.
Ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./ Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe:

Këta janë gjyqtarët për javën e 22-të të Superligës së Kosovës

Asnjë koment

Comments are closed.