Dueti prizrenas Shqipe Kastrati e Flori Çoçaj publikuan video-klipin e ri (video)
Këngëtarët prizrenas, Shqipe Kastrati dhe Flori Çoçaj, pas suksesit të parë, sapo kanë publikuar video-klipin muzikor me titull “Prej ni shpati” të zhanrit pop-folk, me tekst të përpunuar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Muzikën e ka përpunuar Sokol Koci, teksti “Strikey” popullor. Pjesa e tekstit nga Flori është e re, derisa Shqipja këndon refrenin e njohur të këngës “Prej ni shpati”. Realizimi i këtij projekti është bërë në Ohër të Maqedonisë.
Ky është dueti i dytë i artistes së mirënjohur të këngës sonë, Shqipe Kastrati dhe Flori Çoçajt, i cili gjithnjë e më shumë po mirëpritet nga dashamirët e këtij lloji të muzikës, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
Kënga e parë e tyre është “Çka ban ti për mu”, pat marrë vëmendje të madhe nga publiku, ndërsa është pëlqyer në masë të madhe, duke marrë shumë klikime edhe nëpër rrjetet sociale.
Suksesi i deritashëm i dy artistëve tanë shpresojmë të jetë një motivim, në mënyrë që ata ta vazhdojnë bashkëpunimin për t’i sjellë publikut, sa më shumë këngë të tjera me vlera./GazetaePrizrenit.net/