23-11-2024

Dy bashkëatdhetarë nga Zvicra i dalin në ndihmë vogëlushes nga Hasi i Prizrenit

Me të parë lajmin në Televizionin e Prizrenit ku kërkohet ndihmë për shërimin e vogëlushes 6 vjeçare nga Krajku i Hasit, Ermira Pervizaj, këta dy bashkëatdhetarë kanë shprehur vullnetin e tyre për t’i dalur në ndihmë financiare në vlerë prej 5119 euro për shërimin e vogëlushes nga Hasi i Prizrenit.

Ermira Pervizaj nga Hasi i Prizrenit e cila është diagnostikuar me paralizë cerebrale dhe është e palëvizshme, së fundi i është nënshtruar kontrollit në një spital privat në Shkup të Maqedonisë Veriore, ku i është thënë se mund të realizohet një ndërhyrje kirurgjike dhe i është premtuar se do të rezultojë suksesshëm që do të mundësojë që ajo të lëviz me këmbët e saj.

Ndryshe, bashkëatdhetari Florent Ademaj,muaj më parë kishte kontribuar edhe për ndërtimin e xhamisë së fshatit Murademë me 10 mijë franga./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.