26-11-2020

Maqedonia e Veriut vendos nesër nëse do të mbyll sërish kufijtë me Kosovën dhe Serbinë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen me koronavirusin në fqinjësi, Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e nesërme do të shqyrtoj vendosjen eventuale të regjimit në kufirin me Serbinë dhe Kosovën.

“Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive e vëzhgon situatën epidemiologjike me virusin Korona në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi eventual i masave do të jetë në drejtim të prevenimit të rrezikut potencial ndaj shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infektive, Ministra e Shëndetësisë do të njoftoj për vendimet e Komisionit.

Asnjë koment

Comments are closed.