29-04-2024

Pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit, OVL-UÇK organizon protestë gjithëpopullore me datën 9 korrik

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së (OVL-UÇK) dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës pas takimit që patën me datën 30.06.2020 kanë deklaruar se kanë nxjerrë disa përfundime, në mesin e tyre mbajtjen e një proteste.

E gjithë kjo vie pasi ditë më parë u bë publike propozim-aktakuza në drejtim të presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli nga Prokuroria Speciale në Hagë, shkruan Indesonline.

 

Njoftimi i plotë nga OVL-UÇK:
  1. Në mënyrë unanime, edhe një herë u tha se jemi kundër gjykatës së tillë speciale me seli në Hagë,
  2. U konstatua se bërja publike e ngritjes së aktakuzës së pakonfirmuar        dhe momenti në të cilin u bë, tregon qartë atë që është thënë vazhdimisht se kjo gjykatë e sidomos prokuroria në Hagë, është e ndikuar politikisht, gjë që e bën të kundërligjshëm gjithë procesin,
  3. Ngritja e kësaj aktakuze është bërë me qëllim të caktuar, e sidomos për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi,
  4. Të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshoj ligjin për gjykatën speciale, për arsye se duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë,
  5. Mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë me datën 9 korrik 2020 me moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare

Asnjë koment

Comments are closed.