18-04-2024

Kuvendi i Prizrenit nuk miratoi Kornizën buxhetore komunale dyvjeçare

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, në të cilën janë miratuar disa pika të rendit të ditës, ndërsa nuk u miratua Korniza Afatmesme Buxhetore komunale (KAB) 2021 – 2023, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Mbledhja filloi me miratimin e procesverbalit nga mbledhja paraprake dhe me miratimin e rendit të ditës për këtë mbledhje, me ç’rast pika për pyetjet e kuvendarëve dhe ngritjen e çështjeve të ndryshme u largua nga ky rend.

Në këtë seancë, ndër tjera u miratua Propozim – vendimi për anëtarësim në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon, Propozim – Statuti i Teatrit të qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” – Prizren;

Po ashtu u bër shqyrtimi i raportit vjetor, janar – dhjetor 2019, të Komisionit Komunal të Aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale KRM “Ekoregjioni” SH.A. –Prizren, pastaj Informatë rreth Raportit financiar të realizimit të buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2019; një Informatë – Raport, rreth gjendjes së linjave të transportit rrugorë për udhëtarë në Komunën e Prizrenit, si dhe diskutim për mundësinë e subvencionimit të operatorëve ekonomik të transportit rrugorë.

Ndër tjera, kuvendarët, shqyrtuan kërkesën dhe diskutim për mundësimin e pagesës me këste të taksës administrative për lëshimin e lejeve ndërtimore të ndërtimit të lartë (u aprovua) ; si dhe dikutuan për Shqyrtimin e propozim-vendimit për ndryshimin-plotësimin e vendimit Nr. 001/011-82536 të datës 31 maj 2018, për formimin e Komisionit Komunal të Aksionerëve të Ndërmarrjes Publike Lokale KRM “Ekoregjioni” SH.A, por nuk u miratua.

Me kërkesë të kuvendarëve në rend dite është futur edhe propozimi për shpalljen e Halil Kastratit si “Nderi i Qytetit”, e cila pikë u diskutua dhe u vendos që të shtyhet për shqyrtim dhe miratim në një seancë tjetër. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.