03-05-2024

Dy incidente zjarri në Prizren

Policia ka njoftuar për dy raste të zjarreve që kanë ndodhur dje në Prizren.

Në rastin e parë një person ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë punëtoria  e tij. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Në rastin tjetër, një person ka njoftuar policinë se në rrethana të panjohura, në zjarr është përfshirë një pjesë e mobilierisë së tij.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.