18-05-2024

Dy kandidatët e Kaka-s për Topin e artë, nuk janë Messi dhe Ronaldo

Ish-lojtari i Milanit dhe Real Madridit, Ricardo Kaka, e ka zgjedhur Luka Modricin dhe Kylian Mbappe si dy kandidatët e tij për të fituar çmimin “Topi i artë”, duke i lënë jashtë kështu Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

36-vjeçari është lojtari i fundit që e ka fituar këtë çmim, përveç Messit dhe Ronaldos. Ai e fitoi çmimin në vitin 2007, ndërsa 10 vitet e ardhshme ky çmim shkoi vetëm te argjentinasi dhe Ronaldo.

“Modrici ka arritur rezultat mjaft mbresëlënëse, duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe duke marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës. Ai është lojtari që e krijon shfaqjen dhe e komandon ndeshjen”, ka thënë legjenda e Milanit, Kaka.

“Ndërsa, Mbappe është shumë i fuqishëm dhe ka një karrierë të tërë para vetes. E ardhmja do të jetë e tij”.

Modrici ishte pjesë e skuadrës së Real Madridit që e ka fituar tri herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve, si dhe u emërua lojtari më i mirë në Kupën e Botës, pasi me Kombëtaren e Kroacisë arriti ta fitojë medaljen e artë./rtklive

Asnjë koment

Comments are closed.