05-05-2024

Muharremaj takon kryetarët e fshatrave të Suharekës

Kryetarët e fshatrave të Suharekës janë pritur sot në takim nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, i cili i ka njoftuar për gjendjen që nga dita e parë e vërshimeve e deri tani që ekipet janë nëpër terren për të parë gjendjen e krijuar pas vërshimeve.

Në një kumtesë të komunës, ndër tjera thuhet se kryetarët e fshatrave,  e kanë njoftuar kryetarin për gjendjen nëpër fshatrat e tyre, duke thënë se në disa sosh reshjet e shiut e shumta të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe se e presin ndihmën e Komunës ashtu edhe të Qeverisë së Kosovës.

Muharremaj ndërkaq i ka njoftuar kryetarët e fshatrave se i ka formuar komisionet që do të dalin nëpër fshatra për të vlerësuar situatën e krijuar./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.