19-04-2024

Dy kuvendarë kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit

Përmes një postimi në faqen e tij në “facebook”, edhe shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme nga Kuvendi i Prizrenit, rreth gjendjes së krijuar nga përhapja e virusit Covid- 19.

Një nismë të këtillë e ka kërkuar edhe kuvendari i PDK-së, Shkodran Kryezi.

Baldedaj, ka shkruar se duke e parë gjendjen në Komunën e Prizrenit, është e çuditshme se si “kryetari turist nuk e merr asnjë veprim në mbështetje të qytetarëve. Unë kërkoj që kryesuesi të thërret një seancë të Kuvenditë, ku Kuvendi të merr një vendim që familjet në nevojë të ndihmohen nga 200 euro për sa kohë që zgjat Covid 19”.

Kryezi ndërkaq ka shkruar: Në këtë kohë pandemie, konsideroj se Kuvendi Komunal i Prizrenit duhet të thërret seancën e jashtëzakonshme me të gjitha subjektet politike, me qëllim të ndarjes së mjeteve për luftimin e Covid-19. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.