Dy persona humbin jetën nga koronavirusi në Kosovë, njëra e moshuara nga Korisha e Prizrenit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë ndërruar jetë dy pacientë si pasojë e COVID-19.
Bëhet fjalë për një pacient nga Prishtina i lindur në vitin 1961 dhe një paciente nga Korisha e Prizrenit e lindur në vitin 1950.
“Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije”.
“Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”.