16-04-2024

Dy persona të lënduar në një aksident të rëndë në Prizren, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prizren.

Në aksident janë të përfshira dy vetura.

 

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

 

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime rreth orës 08:16, në rrugën Prizren-Reçan në afërsi të tunelit. Në aksident ishin përshirë dy automjete. Dhe në bazë të informatave të para janë dy persona të lenduar për të cilet është njoftuar emergjenca, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes. Njësiti i trafikut rajonal në Prizren është duke u marrë me rastin. Per informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Osmanollaj./IndeksOnline/

Lexo edhe:

Në Prizren u mbajt orë letrare kushtuar poetit, Rexhep Smajlaj

Asnjë koment

Comments are closed.