26-11-2024

Dy prizrenas në kryesinë e re të LDK-së

Në takimin e sotëm të Këshillit të Përgjithshëm, LDK ka zgjedhur kryesinë e re, që do të ketë 33 anëtarë.

Në mesin e tyre janë edhe dy përfaqësues nga Prizreni, kryetari i degës, Anton Quni, dhe aktivistja shumëvjeçare dr.Mybera Mustafa, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Po ashtu pjesë e kryesisë është edhe Selim Kryeziu nga Sharri (ish-Dragashi).

Për nesër do të zgjedhën edhe nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i partisë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.