Dy shtëpi banimi përfshihen nga zjarri në Malishevë, lëndohet një zjarrfikës
Dy shtëpi banimi në fshatin Carrallukë të Malishevës janë përfshirë sot nga zjarri. Në përpjekje për të shuar zjarrin, lëndime të lehta trupore ka marrë një zjarrfikës, raporton Express.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha.
Lexo edhe:
Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)
“Rreth orës 09:30 policia në Malishevë është njoftuar për një zjarr që kishte kapluar dy shtëpi banimi në fshatin Carrallukë. Njësitet policore bashkë me zjarrëfikësit i janë përgjigj vendit të ngjarjes. Për shkak të shqetësimit të një personi të moshuar, në vendngjarje është ftuar edhe një autoambulancë. Ndërkohë, në përpjekje për të shuar zjarrin, lëndime të lehta ka pësuar një zjarrëfikës. Persona tjerë të lënduar nuk ka, dëmet materiale janë të mëdha ndërsa shkaktari i zjarrit dyshohet të jetë lidhja e shkurtër e krijuar nga kontakti i telave të rrymës në afërsi të njërës nga shtëpitë e djegura’, ka deklaruar Graishta./Gazeta Express