22-10-2020

Kryemnintri Hoti për operacionin policor në Karaçevë: Ky është vetëm fillimi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat. Ky është vetëm fillimi i kthimit të NORMALITETIT në çdo fushë”, ka shkruar ai.

33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë janë arrestuar mbrëmë pas një aksioni në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës, në rajonin e Prishtinës, si dhe lokacione të tjera të vendit.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)

Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor dhe Policia e Kosovës, nëpërmejt një komunikate për media, ka sqaruar se operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale./rtk/

Asnjë koment

Comments are closed.