Dy persona, shtetas të Kosovës janë arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës së Prizrenit, si të dyshuar për narkotikë, raporton “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas policisë, a ta dyshohen për blerje, shpërndarje, transportim të substancave narkotike
“Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, janë gjetur dhe konfiskuar: një qese e zezë me dy pako të dyshuara me substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.700 kg dhe një cigare me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.17 gram”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net /
Foto: Arkiv