27-07-2024

Dy të arrestuar për narkotikë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës

Dy persona, shtetas të Kosovës janë arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës së Prizrenit,  si të dyshuar për  narkotikë, raporton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë, a ta dyshohen  për blerje, shpërndarje, transportim të substancave narkotike

“Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, janë gjetur dhe konfiskuar: një qese e zezë me dy pako  të dyshuara me substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.700 kg  dhe një cigare me substancë të dyshuar narkotike të  llojit marihuanë me peshë 1.17 gram”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net /

Foto: Arkiv

Asnjë koment

Comments are closed.