Dy persona në raste të ndara janë arrestuar për pengim të policisë në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në njërin rast i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa në tjetrin është liruar në procedurë të rregullt, raporton Gazeta e Prizrenit.
Raporti i policisë:
Lagjja Dardania, Prizren 01.01.2021-23:35.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rr.Ekrem Rexha, Prizren 02.01.2021-18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.