19-04-2024

Dy të arrestuar për tentimvrasje në Malishevë

Dy të dyshuar (kosovarë) janë arrestuar për shkak të një tentimvrasje në Malishevë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, të dyshuarit në bashkëpunim me dy të dyshuar të tjerë pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës K-shqiptar.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia në raportin 24-orësh nuk ka njoftuar për identitetin e të arrestuarve dhe as për motivet e rastit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.