25-11-2024

Dy të vdekur në aksidentin në afërsi të Komoranit

Edhe zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar aksidentin tragjik në afërsi të Komoranit, ku vdiqën dy persona.

Ahmeti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe se fillimisht janë raportuar tre persona të lënduar rëndë.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mësohet se viktimat janë nga fshati Fushticë.

Asnjë koment

Comments are closed.