24-11-2024

Dy ultrazë për spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar është furnizuar me 26 ultrazë për nevojat e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

ShSKU thotë se pacientët por edhe stafi mjekësor më nuk do të ketë mungesë të pajisjeve të tilla për diagnostikim të mirë. Këto pajisje kanë kushtuar 338 mijë e 900 euro.

“Dy ultrazë do të shkojnë në Spitalin e Mitrovicës, 2 në atë të Vushtrrisë, 2 në Ferizaj, 2 në Gjilan, 2 në Prizren, 2 në Gjakovë dhe 2 në Spitalin e Pejës. 2 ultrazë do të dërgohen në Klinikën e Gjinekologjisë, 1 Kirurgji Abdominale, 3 në Klinikën e Radiologjisë, 1 Urologjia, 1 Emergjenca, 1 Gastroenterologjia me Hepatologji dhe 1 Klinika e Anetezionit dhe Mjekimit Intensiv., 1 në Fiziatri dhe 1 në Nefrologji”, thuhet në komunikatë.

SHSKUK ka iniciuar procedurat për blerje edhe të pajisjeve të tjera që janë të domosdoshme për pacientët.

Asnjë koment

Comments are closed.