Dy ushtarë danezë të KFOR’it rezultojnë pozitv me Covid-19

Dy ushtarë danezë të KFOR’it kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe janë futur në vetizolim, shkruan mediumi danez ekstrabldet.

Kështu është deklaruar nga minsitria e Mbrojtjes daneze.

Ushtarët e infektuar janë në karantinë, por të dy janë pa simptoma dhe janë mirë.

Ushtarët ishin duke qëndruar në kampin jashtë qytetit të Prishtinës me katër danezë të tjerë. Tre prej tyre kanë dalë negativ ndërsa tjetri ende nuk ka amrrë rezultatin.

Ushtari i parë do të qëndrojë në Kosovë pasi të shërohet. Kjo është praktikë normale sepse ushtarët mund të rifillojë punën më shpejt pas sëmundjes.

Një udhëtim në Danimarkë do të thoshte dy javë të tjera karantinë, sthuhet në njoftimin e Ministrisë së mbrojtjes daneze.

I infektuari tjetër është planifikuar të kthehet në Danimarkë të enjten. Ai arrin të hënën, kur një aeroplan danez Hercules është akoma në Kosovë dhe kështu mund ta mbajë ushtarin.

Ka rreth 800 njerëz nga disa vende të ndryshme në kampin jashtë Prishtinës.

Ditët e fundit ka pasur një rritje të numrit të ushtarëve të infektuar në kamp, ​​dhe për këtë arsye të gjithë 800 personat janë testuar.

Ministria daneze e Mbrojtjes shkruan se po shfrytëzon mundësinë për të ‘provuar procedurat dhe pajisjet për evakuimin e ushtarëve me Covid-19’.