15-04-2025

Dy vëllezër përleshen me një tjetër në Suharekë – dëmtojnë makinat, ndalohen dy persona

Një fjalosje e mëhershme ka përfunduar me përleshje fizike dhe dëmtim të veturave, në një rast të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Suharekë.

Sipas informacioneve të Gazetës Sinjali, ngjarja ka ndodhur në rrugën Skënderbeu, ku tre të dyshuar – u përfshinë në një konflikt fizik dhe dëmtim prone. Dy nga të dyshuarit, që janë edhe vëllezër e kanë ndalur në rrugë të dyshuarin e tretë, pas një konflikti të mëparshëm dhe e kanë sulmuar fizikisht.

Por tensioni nuk përfundoi aty. Personi që u sulmua, në shenjë revolte e ka dëmtuar makinën e vëllezërve nga Suhareka, sikur më pas kanë bërë edhe këta të fundit – e kanë dëmtuar veturën e personit me të cilin u përfshinë në përleshje.

Fatmirësisht, nuk raportohet për lëndime trupore, por vetëm për dëme materiale.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendimi që dy vëllezërit të ndalohen të ndalohen për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për “Sulm” dhe “Dëmtim prone”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.