Dyshimet për trukime, procedohen për hetime ndeshjet Trepça- Prishtina dhe Ferizaj – Dukagjini
Gjatë së dieles në opinionin futbolldashës shpërthyen komentet rreth dy ndeshjeve të Superligës, Trepça 89-të dhe Prishtina dhe Ferizaj-Dukagjini.
U hodhën dyshime se mund të kishte trukime në këto lojë.
E këto raste janë proceduar në prokuroritë përkatëse për hetime.
Kjo u bë e ditur nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Daulina Osmani.
“Nuk mund t’i mbyllim sytë para dyshimeve, por as edhe të jemi pre e spekulimeve. Andaj, kërkojmë nga autoritetet dhe personat përgjegjës të organeve të rendit që të procedojnë tutje me shumë kujdes, dhe me kohë”, tha Osmani.
E dyta e MKRS-së theksoi se është e dhimbshme kur imazhi i sportit në vend njolloset me shenja që shkaktojnë dëme të thella dhe vështirë të riparueshme në komunitet.
“Sporti është i sportistëve dhe atyre që punojnë për rezultate. Kalkulimet dhe llogaritë e përfitimeve mbi djersën dhe mundin e tyre, nuk duhet të kenë vend në sportin vendor në asnjë formë dhe asnjë moment”, theksoi ajo./KK