Dyshohet për “vjedhje të rëndë”, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për vjedhje të rëndë.
Policia e Kosovës, thekson tutje se mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të dispozitës së nenit 71, paragrafit 4 pika 4.1, 4.12, lidhur me nenin 77, paragrafi 2, të KPP-së, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprën penale; ”Vjedhje e Rëndë”, konform nenit 315 të KPRK-së.

Tutje, Policia thotë se vlerëson lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tyre./FO