20-04-2024

E dhimbshme: Humbi të fejuarin në aksidentin tragjik në Zhur, vajza rrëqethë me fjalët!

Tre anëtarët e familjes Sope nga fshati Zhur i Prizrenit kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi gjatë mesditës së djeshme në aksin rrugor Prizren- Zhur.

Babai Ramiz Sope, 50 vjeç, bashkë me dy djemtë e tij, Beharin (24 vjeç,) dhe Lumbardhin (22 vjeç) u varrosën sot.

E fejuara Vjollca, rrëqethë me fjalët për tashmë të ndjerin Beharin me të cilin ishte e fejuar.

“Shpirti jem i përjetshëm, këto ditë pa ty janë si andërr për mua, i madhi Zot t’deshti ma shumë se unë e t’murrë e bashkë me çdo dëshirë e lumturi që e kam pas me ty është shu dje bashkë me ty, kur kam mendu që kemi me u plak sbashku une sot mbeta vet pa ty, Allahu na plaktë boten tjeter- boten e përjetshme”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook./veqshqip/GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.