29-10-2020

Liria humbi në Prizren nga Prishtina

Prishtina e pandalshme edhe në Kupë, fiton lehtësisht Lirisë. Prishtina ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës, duke e mundur 0-4 në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ skuadrën e Lirisë.

Skuadra e Mirel Josës,ka arritur të shënoi fitore më të lehtë se sa është pritur ndaj Lirisë në Prizren.

Meriton Korenica në minutën e 41’, shënoi për epërsinë 0-1 të kryeqytetasve, ndërsa katër minuta më vonë Ergyn Ahmeti realizoi për 0-2.

Prishtina shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë, që patën firmën e Basid Khalid.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara në këtë orar, Drita ka mposhtur Minatorin e Magurës, ndërsa Ferizaji ka triumfuar ndaj Fushë Kosovës.

Ndërsa, ndeshja mes Besës dhe Vëllaznimit ka përfunduar 0-0, për të shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta./Lajmi.net/

Asnjë koment

Comments are closed.