08-09-2024

E dhimbshme: Ky është i riu nga komuna e Rahovecit që vdiq nga rrokullisja me traktor

Një person ka ndërruar jetë në komunën e Rahoveci, pasi është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur në orët e pasdites.

Sipas informacioneve, viktimta është Avni Abaz Gashi nga fshati Sopniq, i cili u rrokullis me traktor në arat e fshatit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person, mjekër dhe duke buzëqeshur

Raporti nga Policia

“HETIM I VDEKJES – Rahovec 08.10.2023 – NN. Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, ka njoftuar PK-ja./GeP

Asnjë koment

Comments are closed.