22-11-2024

E dhimbshme: Në varrimin e 69-vjeçarit nga Suhareka do të jenë prezent vetëm dy persona

Kjo masë po zbatohet edhe në komunën e Suharekë, komunë kjo e cila ka shënuar viktimën e parë nga koronavirusi.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë për KosovaPress ka thënë se kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve do të respektojnë çdo masë.

Ai thotë që me qëllim të zbatimit sa më të mirë të masave janë në koordinim me organet kompetente.

“Kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve dhe interesi i shumicës ne çdo h erë i zbatojmë rekomandimet dhe masat që vijnë për shkak se janë në të mirë të qytetarëve tonë. Edhe sot po them se masa është duke u zbatuar në komunën e Suharekës është qetë, jemi në bashkëpunim me Policinë dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ka disa zyrtar të komunës që janë duke bërë dezinfektimin nëpër fshatra. Ne jemi duke i kryer punët tona të parapara, mirëpo masat ne vazhdimisht i kemi respektuar dhe i kemi marr prej ditëve të para për arsye se vetë qytetarët e kanë kuptuar se është koha për tu ruajtur”, theksoi Muharremaj.

Sipas tij meqenëse sot ka nisur masa për kufizimin e lëvizjes për qytetarët në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit janë hasur disa telashe për bujqit dhe bizneset.

“Është duke u zbatuar masa kemi disa probleme të vogla me bujqit, kemi probleme të vogla me firma Suhareka ka një numër të madh të bizneseve që punojnë jashtë komunës së Suharekës, por për këtë punë sa i përket bujqve ka dal mbrëmë vendimi i fundit nga ministri i Bujqësisë që është duke u zbatuar bujqit do jenë në terren nga dy më së shumti dhe me masa mbrojtëse. Dhe po ashtu edhe bizneset sot do t’i drejtohen ATK-së për t’i marr lejet për të qarkulluar pasi që nuk është edhe qëllimi që komplet me paralizua jetën pasi që dikush duhet të punoj. Sa i takon qytetarëve janë duke e zbatuar në masë të numrit dhe gjendja është e qetë dhe stabile”, u shpreh kryetari i Suharekës.

Kreu i kësaj komune për KosovaPress ka folur edhe për vdekjen e 69 vjeçarit nga komuna e Suharekës, përkatësisht nga fshati Semitisht, i cili sot ka ndërruar jetë.

Ai tha se varrimi i të ndjerit do të bëhet nga rrethi i ngushtë i familjes dhe për ceremonin ë do përkujdeset Bashkësia Islame e Kosovës.

Muharremaj tha se në këtë familje janë të infektuar me COVID19 edhe katër persona dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qetë.

“Ne sot e morëm informatën zyrtare i cili ka qenë në Prishtinë nga fshati Semitisht me mbiemër Bytyqi ka ndërruar jetë…E kemi një marrëveshje me Bashkësinë Islame që ata merren me këto ceremonitë komplet, hapja e varrit dhe në ceremoni do marrin pjesë vetëm dy anëtar të familjes nuk do jetë askush në ceremoninë e varrimit….Dje kam qenë i kam vizituar jemi vazhdimisht në kontakt e kemi bërë dezinfektimit e oborreve dhe shtëpive janë katër momentalisht gjendja e tyre është e qetë dhe stabile”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Suharekës është shprehur i kënaqur me fur nizimi me pajisje mbrojtëse medicinale nga ministria e Shëndetësisë.

“Ne jemi të kënaqur me pesë ditët e fundit kemi pajisje dhe vazhdimisht kemi marr pajisje nga ministria e Shëndetësisë. Duhet të kuptojmë sepse ajo ka 38 komuna tash kujt përpara mirëpo ne ndonjëherë u ndihmojmë me buxhetin komunal me donacione që kemi numër të madh të donacioneve që janë duke ardhur në komunën e Suharekës, kemi pako ushqimore që janë duke ardhur në komunën e Suharekës kështu që mund të themi se gjendja është e mirë dhe stabile. Çdo herë ka nevojë për më mirë, por momenatalisht jemi mirë“, thotë Muharremaj.

Me koronavirus në komunën e Suharekës kanë qenë zyrtarisht të infektuar 15 persona, 1 është shëruar, dhe 1 person sot ka ndërruar jetë.

Ndërsa, në gjithë territorin e Koso vës me COVID19 kanë rezultuar pozitiv 387 persona, prej tyre 66 persona janë shëruar dhe numri i të vdekurve ka shkuar në 9.

 

Asnjë koment

Comments are closed.