E kaluara e vështirë e ka bërë më të fortë Rexhbeçajn
Elvis Rexhbeçaj aktualisht vlerësohet prej lojtarëve të talentuar të Bundesligës së Gjermanisë.
21-vjeçari me prejardhje nga Prizreni tashmë i ka 28 ndeshje në Bundesligë dhe shumë e shumë të tjera priten prej tij në të ardhmen. Por rruga deri në Bundesligë nuk ka qenë fare e lehtë për mesfushorin.
Dhe sikur të mos e kishte përkrahjen e trajnerëve kur ishte fëmijë, Rexhbeçaj vështirë se do të arrinte ndonjëherë te Wolfsburgu ku është tash. Si fëmijë, Rexhbeçaj e ka mësuar futbollin te skuadra Brandenburger. Frank Altenkirch vlerësohet trajneri që e ka ndihmuar më së shumti kosovarin e ri.
Sajti gjerman “sportbuzzer.de” ka publikuar një rrëfim për Elvis Rexhbeçajn të premten, ndërsa është thënë se për të mund të shkruhet një libër, përcjell sot Koha Ditore.
Trajneri Altenkirch kishte zbuluar Rexhbeçajn në moshë të re.
Rexhbeçaj në moshën 2-vjeçare së bashku me familjen u vendos nga Kosova në Gjermani. Familja Rexhbeçaj u vendos në Brandenburg, ndërsa Elvisi për të gjetur shokë ka qëndruar rregullisht në fushat sportive. Kjo mjaftoi për të rënë në sy. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)