20-05-2024

E kap hajnin duke i vjedhur arin, një person raporton rastin në polici

Një person ka raportuar në polici se ka kapur një hajn në flagrancë, pranë shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Muhamet Behluli” në Fushë Kosovë, raporton Indeksonline.

Sipas raportit policor, i dyshuari në fjalë, kishte vjedhur një sasi bizhuterie prej ari në vlerë prej 4 mijë eurosh, të cilat i kishe hedhur gjatë ikjes.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, deklarojnë nga policia.

Bëhet e ditur se malli i vjedhur i është kthyer pronarit.

Asnjë koment

Comments are closed.