27-07-2024

“E kisha shok klase”- Deputeti shkruan për kirurgun e QKUK që vdiq dje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e tashmë të ndjerit Halil Tanaj, kirurg në QKUK.

Haxhiu përmes ‘Facebook’-ut të tij ka bërë të ditur se Tanajn e kishte në klasë dhe kishin vijuar studimet bashkë, shkruan Gazeta Insajderi.

“I trisht lajmi për vdekjen e Dr. Halil Tanajt. E njoha mirësinë e tij, e kisha shok klase, koleg të studimeve”, shkruan Haxhiu.

“Dr.Halili ishte fjalë pak por puntor shumë i madh. Ngushellime familjes Tanaj dhe gjithë miqve dhe kolegëve!”, përfundon postimi i tij.

Kirurgu i QKUK’së, Tanaj ka vdekur aksidentalisht në banesën e tij pasi dyshohet se ka pasur kontakt me energjinë elektrike.

Asnjë koment

Comments are closed.