05-08-2026

E pazakontë në Brezovicë – Ua zuri rrugën me kali, 65-vjeçari kan*osi me armë tre persona

Policia ka njoftuar se sot në stacionin policor në Shtërpcë ka pranuar një informacion për një rast të kanosjes me armë zjarri në Brezovicë, në afërsi të qendrës së skijimit.

Sipas hetimeve fillestare, tre persona, të cilët po lëviznin me kuajt e tyre në një shteg të ngushtë malor, janë përballur me një person tjetër, i cili dyshohet se kishte lënë kalin e tij në rrugë dhe kishte refuzuar ta largonte për t’u mundësuar kalimin.

Pas një mosmarrëveshjeje verbale, sipas policisë, N.H, 65-vjeçar, dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë dhe i ka kanosur tre personat, duke përdorur njëkohësisht edhe fjalë fyese.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për hetime te mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.