19-09-2024

E reja gjen një shishe në plazhin e Shqipërisë, letra brenda e lë pa fjalë

Një vajzë ka treguar se ka përjetuar një ngjarje që zakonisht jemi mësuar ta shikojmë në skenat e filmave.

Ajo thotë se ka gjetur një shishe në det tek ‘’Gjiri i Lalzit’’ dhe se brenda kësaj shishe ishte një letër ku ishin shkruar disa dëshira.

Po ashtu, ajo tregon se në këtë letër shkruheshin dëshirat e një djali të vogël, i cili, sipas saj, nuk mund të ketë qenë më i madh se 10 vjeç.

Ajo tregon për letrën që e gjeti brenda shishes në plazh:

Kam gjetur nje shishe ne det qe me sa duket e cunat shprehin deshirat e tyre dhe jo vetem gocat. brenda shishes ishte nje mezash shum domethenes qe me te vertet me beri te njehesha quditshem aty shkruheshin deshirat e endrat e nje djali te vogel qe besoj nuk mund te jet me i madh se 10 vjec dhe kte mesazh doja ta ndaja me te gjith.’’

Krahas mesazhit ajo ka nisur edhe një foto ku tregohet se çfarë ishte shkuar.

Asnjë koment

Comments are closed.