E rëndë: 22-vjeçarja në Malishevë e rrah nënën dhe vëllain, intervenon Policia
Një rast ka ndodhur dje në një familje në Malishevë, ku një vajzë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e dyshuara e moshës 22-vjeçare i ka goditur ata me shqelma dhe më pas ka eskaluar në kanosje me thikë.
Përballë kësaj situate, familja e ka denoncuar rastin në Polici, ku kanë kërkuar ndihmë.
Si rezultat i raportimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarën dhe i njëjta është shoqëruar në stacion policor.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.