E rëndë: Digjet një veturë, një person vdiq brenda në Podujevë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku një veturë e tipit Golf 7 është djegur. Prokuroria e shtetit njofton se pas ekzaminimit të mjetit, u zbulua prezenca e mbetjeve kockore, dhe ekspertiza e mëpasshme ka konfirmuar se ato janë të njeriut.
Prokurori i shtetit ka angazhuar menjëherë një ekspert antropolog mjeko-ligjor, i cili ka vërtetuar identitetin e mbetjeve. Për të zbardhur plotësisht rastin, prokurori ka marrë masa të menjëhershme dhe ka autorizuar hetime të thelluara, duke koordinuar me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.