22-11-2024

E rëndë: Humb jetën një 47-vjeçare pasi ra në hapësirën e ashensorit në Prizren

Një person ka ndërruar pasi nuk kishte mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Viktima kishte renë në hapësirën e liftit nga kati i dytë dhe fillimisht kishte pësuar lëndime të rënda trupore, e më pastaj ka ndërruar jetë në Emergjencën spitalore të Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ju informojm se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informat për nje person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencen Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidneti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapsiren e liftit nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima nuk ka mundur tu përballoj plagëve dhe kishte ndërruar jetë, nga mjekët e Emergjences êshtë konstatuar vdekja e personit H. V., femër, lindur me 1977 me banim në Prizren. Policia po heton rastin dhe do të veprohet sipas udhëzimeve të prokurorit.”/IO

Asnjë koment

Comments are closed.