12-07-2024

Spanja mposht Italinë dhe siguron kualifikimin, gëzohet Shqipëria

Kombëtarja e Spanjës ka siguraur kualifikimin për në fazën e 1/16 së Kampionatit Evropian.

Në ndeshjen e sotme, Spanja shënoi fitore me rezultat 1-0 ndaj Italisë, shkruan IndeksOnline. Ishte një autogol nga Riccardo Calafiori në minutën e 55-të që i dha fitoren Spanjës.

Ky rezultat i konvenon edhe Kombëtares së Shqipërisë, pasi rriten gjasat për të kaluar fazën e grupeve. Spanja është lidere e Grupit B, me gjashtë pikë, duke siguruar kualifikimin, e ndjekur nga Italia me tre pikë.

Shqipëria është në vendin e tretë me një pikë aq sa ka edhe Kroacia.

Asnjë koment

Comments are closed.