E rëndë: Vret dy fëmijët e tij adoleshentë e pastaj edhe veten derisa fliste me gruan në telefon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur 56-vjeçari David Kaser, ka mbytur dy fëmijët e tij adoleshentë, Flarissa Kaser 19 vjeçe dhe Crystal ‘Grey’ Kaser 14 vjeç.

Hetuesit policorë kanë njoftuar se Davidi krimin ndaj fëmijëve të vet e kreu derisa po fliste me gruan e tij me telefon. Pas kësaj mbyti edhe vetën pasi që i tha gruas së tij “A po të pëlqen kjo”.

Zyrtarët policorë kanë bërë të ditur se i dinë arsyet e këtyre vrasjeve makabre por se nuk do t’ia shpërdajnë publikut, raporton “Daily Mail”.

Ky incident vjen në më pak se dy javë kur ndodhi një vrasje e tre vetave në po këtë qytet. Phillip Daniel Stephen Ross, 31-vjeçar kishte qëlluar për vdekje dy vajzat e tij dhe nënën e tyre./IndeksOnline/