25-04-2024

Stoli ari e para vidhen në një fshat të Prizrenit

Stoli ari dhe para të gatshme janë vjedhur në një shtëpi në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, ndërsa nuk  njoftohet për të arrestuar, raporton Gazeta e Prizrenit.

Raporti i policisë:

“Fsh. Kobaj , Prizren 10.02.2021-20:00. Viktima femër  kosovare ka njoftuar se të dyshuar të panjohur, kanë depërtuar në shtëpinë e saj  ku kanë vjedhur  stoli ari dhe para të gatshme”.

Do theksuar se një rast tjetër i ngjashëm i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë edhe në fshatin Nishor të Suharekës. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.