25-11-2024

E rrahin dhe e therin me thikë në Prizren, përfundon në spital

Një përleshje me grushte e thika ndodhi dje në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, ku mbeti i lënduar një person, i cili më pas u dërgua për trajtim në Spitalin e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali

Siç mëson TV Prizreni, e gjithë ngjarja nisi nga një mosmarrëveshje në treg mes disa personave, ku viktima A. K. u rrah me grushte e më pas u ther me thikë nga një person tjetër.

Tre personat e dyshuar për këtë rast janë kapur nga Policia dhe janë dërguar në Stacion Policor, ku dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 13:40. Patrulla i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje ka takuar ekipin e emergjencës te cilët e kishin marrë viktimën për trajtim. Në vend ngjarje nga patrulla policore janë arrestuar të dyshuarit dhe janë sjellë në stacion policor Prizren. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ku po mbahet për përcjelljen e gjendjes shëndetësore. Lidhur me rastin me urdhër te Prokurorit dy persona të dyshuar ndalohen për 48 orë”, tha Osmanollaj.

Asnjë koment

Comments are closed.