24-11-2024

E vrau vëllaun pas fjalosjes për bagëti, ky është rasti për të cilin u ngrit sot aktakuza

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër J.G., nën dyshimet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Bëhet fjalë për rastin e vrasjes së ndodhur më 12 qershor të këtij viti në fshatin Sopniq të Rahovecit ku në oborrin e shtëpisë së tij, i pandehuri ka vrarë vëllain e tij, H.G, njofton Klan Kosova.

Rasti ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth disa bagëtive, ku viktima kishte shkuar me dy djemtë e tij në oborrin e të pandehurit dhe pas një fjalosje , i njëjti me armë zjarri e kishte qëlluar dy herë vëllain e tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Asnjë koment

Comments are closed.