Edhe Dani si Labi, nuk beson në koronavirus (VIDEO)

Edhe Ramadan Krasniqi i takon grupit të skeptikëve që nuk i besojnë ekzistencës së koronavirusit.

Ai në Klan Kosova deklaroi se nuk beson në COVID-19 dhe thotë se numri i vdekjeve përpara ka qenë më i madh nga sëmundjet tjera.

“Grip ka pasë çdoherë. Duke i respektuar shumë institucionet shëndetësore, mirëpo vdiq ai, vdiq ky – po thonë se i pat disa sëmundje e në kuadër të tyre edhe COVID-19. Kjo për mua nuk është e akspetueshme aspak. Shpresoj të jem gabim, por e di që s’jam gabim”.

“Unë s’besoj për veti. Ndoshta më shajnë 100 mijë. Mund të thonë se ky koka viç, koka lopë, debill, por njerëzit vdesin”.

“Shkova me i qit dy stentat ma bënë film, jo është sëmurë prej COVID-19. Unë? Të shtunën u ktheva, të dielën dola më shokë dhe çdo ditë tjetër. Pse more? Më falni! A i keni kryer punët tuaja që me u marrë me atë? Çka është ai COVID?”.