19-04-2024

Kanos pylltarin, arrestohet një person në Rahovec

Një person është arrestuar në Rahovec për shkak të kanosjes së pylltarit në detyrë zyrtare, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar . pasi që i njëjti të dyshuarin e kishte takuar duke prerë dru në pronë shoqërore”, thuhet në raportin e  kujdestarisë ditore nga policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje Rasti vazhdon të hetohet. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.