23-04-2024

Prizren: Zyrtari i lartë i Policisë “kapet” duke kryer marrëdhënie seksuale, me uniformë dhe në orar të punës

Një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës, me gradën kapiten, është zënë gjatë orarit të punës në një motel në qytetin e Prizrenit, shkruan Gazeta Blic.

Sh.K. (emër i njohur për redaksinë), është kapur nga Inspektoriati Policor, në një nga motelet e Prizrenit, duke kryer marrëdhënie seksuale.

Burime të Gazeta Blic, bëjnë të ditur se në momentin kur zyrtari policor kishte qenë duke kryer marrëdhënie seksuale, kishte qenë në detyrë zyrtare, madje edhe me uniformë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:00 të pasditës.Inspektoriati e ka suspenduar zyrtarin policor për këtë gjest, teksa priten të merren vendime të tjera ndaj tij.

Asnjë koment

Comments are closed.