Edhe dy ditë afat: A do të vendosë Komuna e Prizrenit për faljen e tatimit në pronë?
Deri më 8 dhjetor, Komunat kanë afat për të vendosur lidhur me faljen e tatimit në pronë deri në vlerën prej 100 eurove.
Disa komuna ende nuk kanë vendosur për faljen e tatimit në pronë në lartësinë e sipërcekur.
Komuna e Prizrenit, nesër në një seancë të jashtëzakonshme të thirru nga VV në opozitë, ka paraparë ta hedhë në votim në Kuvendin Komunal.
Komunat të cilat e kanë votuar faljen e tatimit në pronë janë: Komuna e Drenasit, Graçanicës, Obiliqit, Vushtrrisë, Skenderajt, Suharekës, Gjilanit, Kamenicës si edhe ajo e Hanit të Elezit, njoftoi Indeksonline.
Ndërsa pjesa tjetër e komunave kanë afat për të vendosur deri të premten. Ndryshe, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, i ka njoftuar komunat se kanë afat deri më 8 dhjetor për të vendosur lidhur me faljen e tatimit në pronë deri në vlerën prej 100 eurosh.
Përmes një komunikate shtypi nga ministria është thënë se Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë ministrisë për faljen e tatimit, prandaj ua ka lënë në dorë komunave për të vendosur.
/ Gazeta e Prizrenit /
Lexo edhe: