Edhe këtë të diel nuk ndalen kosovarët, ia mësyejn Shqipërisë, kjo është gjendja në kufi!
Edhe sot po vazhdon fluksi i automjeteve që shkojnë nga Kosova drejt Shqipërisë.
Indeksonline ka kontaktuar me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku mësohet se pritja në pikën kufitare Morinë është 20 deri në 30 minuta.
Momentalisht janë duke punuar pesë sportele, dhe kolona është deri në 100 metra.
Situata është e njëjtë në të gjitha sportelet, pra 20-30 minuta pritje./Indeksonline