24-04-2024

Edhe Prizreni afër zonës së kuqe

Peja, Prizreni, Ferizaj me rreth 300 raste aktive me koronavirus dhe Vushtrria me afro 200, mund të bëhen pjesë e komunave me masa shtesë ngase rrezikojnë të hyjnë në zonën e kuqe me rritje të rasteve me COVID-19 për kokë banori.

Kjo nëse Ministria e Shëndetësisë, vendos që masat e marra për këtë vikend për Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjakovën, Gjilanin, Oboliqin, Podujevën e Shtimën t’i përseritë edhe në fundjavat tjera, njofton Klan Kosova.

Lexo edhe:

Skandal: “Erlli dita”- Propagandë dhe shkelje e gjuhës shqipe në parkun e fëmijëve në Prizren

Në gjendje të mirë nuk qëndrojnë as Mitrovica e Jugut e Lipjani me nga 137 raste aktive dhe Drenasi me 119.

Ndryshe nga këto, larg nga shtimi i masave duket të jenë komunat me shumicë serbe. Në Mitrovicën e Veriut ka një rast aktiv, e nga Zubin Potoku, Zvecani, Leposaviqi dhe Parteshi tash e sa ditë nuk u paraqit asnjë rast në të dhënat e Insitutit Kombëtar të Shëndetëisë Publike.

Si këto është edhe Mamusha.

Ende nuk ka konfirmim nëse masat e marra për karantinimin disa ditësh të komunave me më shumë raste e ato për ndalimin e aktiviteteve do të aplikohen edhe në vikendet tjera.

Asnjë koment

Comments are closed.