26-04-2024

Edhe Prizreni shpallet karantinë

Prizreni u shpall zonë karantinë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Lajmin e bëri të ditur, kryetar i Komunës, Mytaher Haskuka

Shkrimi i plotë i tij në “facebok”:

“Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit sot për fat të keq kanë rezultuar pozitive edhe 14 raste të reja me COVID-19.

Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën tonë.

Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 19.

Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë”. /GazetaePrizrenit.net/

Lexo edhe:

A mund të shkojë edhe Prizreni në karantinë?

Asnjë koment

Comments are closed.